“Mezi po mbaj lekët”, deklarata e Arbanës një natë më parë, ja sa paguhet moderatorja e ‘Big Brother Vip’

Teksa shkojnë drej finales, banorët e ‘BBV’, janë gjihmonë më të interesuar për çmimin e madh, i cili ka rënë nga 100 mijë euorshi, si pasojë e thyerjes së rregullave.

Edhe mbrëmjen e djeshme, banorët kanë pyetur se sa është monetalisht çmimi i madh, ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte epike.

“Mezi po mbaj lekët e mia,” u shpreh moderatorja.

Arbana Osmani, është padyshim një nga moderatoret më të duartrokitura në vend.

Ajo ka moderuar emisionet nga më të dashurtat dhe të ndjekurat për publikun dhe kjo i është shpërblyer.

Rreth dy vite më parë, në vendin tonë ndodhi skandali me publikimin e pagave të shqiptarëve dhe siç pritej emrat më të kërkuar ishin ato të personazheve VIP.

Arbana Osmani, rezultonte si moderatorja më e paguar me pagën 8 mijë e 100 euro në muaj.

Kjo flitej para se të niste “Big Brother VIP”, i cili rezultoi një sukses i padsikutueshëm dhe rrjedhimisht edhe rroga e moderatores duhet të jetë rritur ndjeshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu