‘M’i ka lënë porosi motra jote’, banorja e re i jep informacion Oltës. A do të vijë zarf i zi për Fotininë?

Gjatë lojës “Flor is lava”, Olta ka pasur një debat me Fotinin. Fotini vazhdimisht ka këshilluar Oltën për lojën e saj, por duket se Olta nuk i ka marrë parasysh këshillat e saj.

Ajo është shprehur se Fotini, e bezdis çdo 10 minuta për ti dhënë këshilla, e ndërsa ajo për mirësjellje i’a ka lejuar.

Pas këtij komenti Fotinia e ka quajtur atë hipokrite. Por në mënyrë ironike Olta i ka kërkuar ndjesë dhe i ka thënë se do të përmirësoj lojën e saj.

Pas mbarimit të lojës me dyshekë, diskutimi mes Oltës dhe Fotinis, ka vazhduar dhe në dhomën e gjumin mes gjithë banorëve të tjerë.

Fotini është shprehur se Olta është e pasigurt për çdo gjë.

Ajo i ka thënë Oltës që ka një vlerësim të madh për motrën e saj dhe se disa prej këshillave që i ka dhënë, kanë qenë prej saj.

Menjëherë kanë ndërhyrë banorët e tjerë duke i thënë se kështu po rrezikonte përjashtimin, sepse po jepte lajme nga jashtë, megjithatë Fotinia ka vijuar duke thënë se thjesht ka një konsideratë për motrën e aktores dhe s’po i jepte asnjë informacion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu