Mickoski: Kam besuar te Arsovska dhe në projektin e saj për Shkupin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ftuar sonte në emsioni debativ “Click Plus” në TV21 deklaroi se beson ende në kryetaren e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Ai po ashtu thotë se beson në projektin e saj për Shkupin dhe siç shton, nëse do t’i ofrohej tani, do ta kishte përkrahur.

“Unë besoja se një person jopartiak mund të ishte një plus në atë kohë. Ne e vlerësuam se mund të jetë një vlerë e shtuar, na u ofrua koncepti i një Shkupi modern dhe sot do ta mbështes”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu