Mickoski: Punojmë që të defaktorizojmë BDI-në dhe Ali Ahmetin

Punojmë në atë që të defaktorizojmë këta dy faktorë, njëra është BDI-ja dhe Ali Ahmeti dhe e dyta është paratë që vidhen, për shkak se qeveria e re e VMRO-DPMNE-së ka qëllim serioz të nis me sanksionim të kriminelëve në politikë, ndërsa në këtë Qeveri ka shumë,” këtë e tha sot kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mickoski tha se në Qeveri aktualisht vendos vetëm BDI dhe Ahmeti.

Kovaçevski nuk është njeriu që vendos, atje vendosin dy faktorë, vendos BDI, ndërsa BDI dhe Ali Ahmeti është i vetëdijshëm që asnjëherë nuk do të jetë në pozitë më të mirë nga kjo e tashmja. Më i lumturi nga kjo pozitë është BDI-ja dhe Ali Ahmeti, faktori i dytë janë paratë që ndahen nga tenderët në katër sy, aty nuk ka strategji”, tha mes tjerash Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu