Mickoski: Talat Xhaferi dhe pushteti kanë frikë nga referendumi, mbi 900 mijë qytetarë do të votonin kundër Marrëveshjes

Sonte në hapjen e sezonit të 8-të të emisionit debativ “Click Plus”, i ftuar ishte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Përveç zhvillimeve të fundit me Qytetin e Shkupit dhe me Danela Arsovskën, Mickoski foli edhe për tema të tjera politike, në radhë të parë për refuzimin e iniciativës për referendumin kundë Marrëveshjes me Bullgarinë.

“Talat Xhaferi dhe qeveria kanë frikë nga një referendum. Jam i bindur se mbi 900 mijë qytetarë do të votojnë kundër Marrëveshjes me Bullgarinë. Dhe ky është rezultati i sondazheve të kryera më parë që testuan opinionin publik. Mirëpo, Xhaferi e vendosi veten mbi të gjithë gjyqtarët, mbi shtetin dhe mori një vendim të tillë”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu