Mickovski thotë se rritja e pagave në arsim është gënjeshtër

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot në konferencën për shtyp tha se rritja e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm është gënjeshtër sepse sipas ligjit të ri për pagë minimale, i cili është në procedurë kuvendore dhe Marrëveshje kolektive të Sindikatës dhe MASH nga viti 2010, paga e mësimdhënësve do të arrinte 36.700, ndërsa jo sa është parashikuar nga 1 janari i vitit 2020.

Mickoski në sqarimin e tij tha se për momentin paga mesatare e paguar përfundimisht me tetorin e vitit 2019 në arsimin e mesëm është përafërsisht 23.680 denarë, ndërsa me rritjen e parashikuar dhjetëpërqindëshe nga 1 janari i vitit 2020 kjo pagë do të jetë 26.000 denarë.

“Në këtë marrëveshje kolektive qartë në nenin 34 dhe nenin 35 definohet se çka do të thotë pagë më e ulët në arsim dhe si llogariten neto pagat e të punësuarve në arsim duke përfshirë edhe kuadron arsimore, por edhe duke e përfshirë edhe personelin teknik i cili është pjesë e procesit arsimor”, tha ai.

Mickoski potencoi se sipas marrëveshjes kolektive të cilin paraprakisht e kam përmendur, profesorët në shkollat e mesme dhe mësimdhënësit në shkollat fillore kanë faktor të harmonizimit në nëngrupin 3 nga 2, 533.

“Sipas nenit 34 dhe 35 paga merret kur ky faktor do të shumëfishohet me pagën minimale ose ajo sot duhej të arrinte 31.660 denarë. Të jem më i përpiktë për 5.660 më shumë nga ajo që është parashikuar me rritjen prej 10% të cilën këto gënjeshtarë ua ofruan profesorëve në arsimin fillor dhe të mesëm. Me rritjen e pagës minimale e cila është në procedurë në Parlament në nivel prej 14.500 denarë atëherë paga sipas Ligjit për pagë minimale dhe sipas Marrëveshjes kolektive të profesorëve në arsimin fillor dhe të mesëm duhet të jetë 36.700 denarë përkatësisht 10.700 denarë nga ajo që në këtë moment është parashikuar me rritjen prej 10 për qind”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria e Zaevit, sipas Mickoskit, deri tani është qeveria më e paaftë, dhe se pas zgjedhjeve vjen Qeveria e cila do të bëjë rritje të vërtetë të pagave në arsim.

Mickoski ka folur edhe për projektet e parealizuara nga Plani për jetë në Maqedoni të LSDM-së, dhe me ç’rast ka potencuar se në pjesën e arsimit edhe pse ishte premtuar nuk është realizuar çdo i ri menjëherë pas përfundimit të shkollimit të gjejë punë. Vlerësimi ekstern është hequr, ndërsa për llogari të asaj është vendosur testimi shtetëror. Lëndët arsimore nuk janë zvogëluar, nuk është ndërruar sistemi për vlerësim, siç premtuan, ndërsa nuk është vendosur as arsimi i obligueshëm një vjeçar parashkollor, mësimdhënësit dhe shkollat nuk motivohen me para.

“Këto jo vetëm që nuk janë realizuar, por mjete të tilla nuk janë parashikuar as në buxhet në vitin e ardhshëm 2020”, tha Mickoski.

Shtoi se nuk është formuar Institut për zhvillim të arsimit as që është formuar Qendër shkencore-hulumtuese për nxënës të talentuar.

“Deri më sot nuk ka kurrfarë informacioni kthyes nga komisionet shtetërore të cilat i kanë evoluuar librat të cilat i gjetën në arsimin fillor. Të jem më i përpiktë nuk ka libra të ri. Por edhe ato të cilat ekzistojnë vonohen me shtypin dhe nuk janë”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu