Milani mendon shitjen e Kessiet për të financuar blerjen e Bakayokos

Milani thuhet se është duke menduar shitjen e Franck Kessie për të financuar një transferim të përhershëm për të huazuarin nga Chelsea, Tiemoue Bakayoko. Bakayoko erdhi në verë nga Chelsea si huazim me të drejt blerje, por në fillim hasi në vështirësi dhe nuk preferohej nga trajneri Gennaro Gatusso.

Por, sipas Corriere dello Sport, Bakayoko e ka tejkaluar tani Kessien për nga rëndësia në skuadër dhe tani drejtuesin kanë ndërruar mendje.

Te Milani tani do të preferonin ta mbanin mesfushorin nga Bregu i Fildishtë në skuadër.

Gazeta shkruan se mund të ketë hapësirë për një marrëveshje shkëmbimi, duke pasur parasysh që Blutë pëlqejnë ish-mesfushorin e Atalantas, Kessie.

Rossonerët kanë një opsion prej 40 milionë eurosh për të blerë 24-vjeçarin francez, por aktualisht nuk mund ta përballojnë atë shifër. Kjo pasi drejtuesit e klubit nga San Siro kanë arritur marrëveshjet e fundit për dyshen Lucas Paqueta dhe Krzysztof Piatek. Kessie, nga ana e tij, do të zëvendësohej nga Hector Herrera i Porto, i cili ka qenë i lidhur me kalimin e tij si lojtar i lirë këtë verë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu