Një rrëfim të ri sjell Gazeta Lajm nga diaspora, e që flet për praktikat korruptive të qeverisë së kaluar në Maqedoni. Biznesmeni Adem Sulejmani me prejardhje nga Gostivari, e që tani zhvillon biznes në Cyrih të Zvicrës, rrëfen për rastin e një multimilioneri zviceran me prejardhje nga Egjipti, që ka investuar në sektorin bankar në Maqedoni. Mirëpo ai është tërhequr shpejt, pasi autoritetet e këtushme i kanë kërkuar ryshfet. Pasi është tërhequr nga Maqedonia, ka investuar në vendet tjera të rajonit.
Ekipi i Gazetës Lajm ka zhvilluar një intervistë me Sulejmanin në Cyrih, në të cilën ai flet për rastin e biznesmenit egjiptian, me të cilin ka raporte miqësore. Ai thotë se ky rast, ka ndikuar edhe te investitorë tjerë të huaj që të ndryshojnë mendjen dhe të mos vijnë në Maqedoni.
Po të ishte Maqedonia shtet i mirëfilltë ligjor, prokuroria do të hapte rast lidhur me këtë rast. Bisedën me Adem Sulejmanin, drejtorin e agjencisë turistike “Sulejmani Rejzen” mund ta përcillni në videon më poshtë:
Video:










