Ministri i Kurtit si Ramush Haradinaj: Premton se vizat do të hiqen këtë vit

Njësoj siç bënte Ramush Haradinaj sa ishte kryeministër, vizat po i premton edhe ministri i ri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka. Madje ai është i bindur se ky proces do të përfundoj këtë vit.

Ministri që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë për rtv 21, sërish ka përsëritur se vizat pritet të liberalizohen këtë vit.

Sipas tij, nëse Kosova arrin të bind shtetet anëtare të BE’së se i ka përmbushur të gjitha kriteret, kosovarët në fund të këtij viti do të lëvizin lirshëm.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që ministri i ri po e cilëson një procestë tillë si të përfunduar tashmë, që prej kur e mori detyrën më 3 shkurt.

Ai më herët kishte thënë se nëse vizat nuk hiqen në mars, atëherë një gjë e tillë mund të ndodhë në fund të dhjetorit të këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu