Ministria e Shëndetësisë shpërblen me 3 milionë euro tender kompaninë e afërt me Vetëvendosjen (FOTO)

Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, që mbi dy muaj po lidhë disa kontrata për furnizime të ndryshme që kanë të bëjnë me pandeminë e koronavirusit.

Për shkak të situatës së pandemisë, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik lejoi institucionet që të realizojnë tender me procedurë të negociuar, në mënyrë që të shmangen afatet kohore. Për shkak të keqpërdorimit të procedurave, janë paralajmëruar edhe hetime nga ana e prokurorisë

Lajmi.net ka gjetur se Ministria e Shëndetësisë e cila udhëhiqet nga Arben Vita ka nënshkruar disa miliona euro për kontratat e negociuara të cilat lidhen me pandeminë.

Lajmi.net ka mësuar se kompania e lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, “Legu” SHPK gjatë kohës së pandemisë fitoi rreth 3 milionë euro nga kontratat e lidhura me Ministrinë e Shëndetësisë. Tenderët janë lidhur me procedurë të negociuar, dhe jo të hapur, meqë kanë të bëjnë me situatën e krijuar me koronavirus.

Lajmi.net ka gjetur se kjo kompani ka bërë disa furnizime me ilaqe në vitin e kaluar për institucionet shëndetësore, por tash është hera e parë që ka bërë furnizimin në MSH me materiale shpenzuese medicionale.

Kompania “Lego” është në pronësi të Fëllënza Abazi. Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Biznesit ajo është regjistruar në vitin 2016 dhe ka për aktivitet primar tregtinë me shumicë të artikujve farmaceutikë.

Bashkëshorti i Fëllënza Abazi, është Celi Abazi, i cili është në Lëvizjen Vetëvendosje. Po ashtu edhe vëllai i Fëllënzes, Fahri Bytyqi është militant i Vetëvendosjes.

Kjo kompani ka fituar pjesë në tre tender, një në vlerë 1,716,492 euro, një 406,962 euro dhe 906,825 euro.

Dy prej këtyre tenderëve kanë të bëjnë me:

Në kontratën “Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për Corona-Virus”, pjesën e tretë e ka fituar kompania “Lego”. Vlera e përgjithshme e kontratës është 906.825,36 euro. Kjo pjesë ka të bëjë me veshje mbrojtëse ku çmimi është 12,18 euro për njesi, prodhim Kinez. Lajmi.net ka gjetur se të njëjtin produkt MSH me datë 28,02,2020 e ka kontraktuar me 7 euro pastaj me datë 16.042002 e ka kontraktuar me 8,00 , ndërsa me datë 23.04.2020 me çmimin më të lartë për 12,20 euro.

Po ashtu kjo kompani ka fituar disa lote (pjesë) për tenderin “Furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Corona-Virus”. Lot me çmim prej 23.193,00, lot 12, 18.485,20 euro, lot 14 me çmim prej 47.474,70 euro, lot 20 me çmim prej 29.808,00 euro, lot 22 me çmim prej 151.250,00 euro, 23 me çmim prej 59.670,00 euro, lot 24 me çmim pre 50.282,40, lot 29 me çmim 11.200,00 euro, lot 24 me çmim prej 15.600,00 euro.

Ndërkohë, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë. /Lajmi.net/

Foto:

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu