Mitreski: Kemi vërejtje serioze ndaj ligjit për nënshtetësi, nuk e mbështesim

Duhet të sigurohet konsensus më i gjërë, duhet të respektohen standartet ndërkombëtare për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe kur e gjithë kjo do të rrumbullaksohet në një tekst, kur ta sigurojmë konsensusin, atëherë do ta vazhdojmë procedurën e sjelljes së atij ligji ose të ndonjë ligji të ri i cili gjithashtu do të dakordohet në nivel të grupeve parlamentare, deklaroi sot Jovan Mitreski.

Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth ligjit për nënshtetësi, transmeton Zhurnal. Mitreski tha se bëhet fjalë për Ligj që kaloi në procedurë të sjkurtuar.

Ne si tekst, ashtu siç është propozuar, si deptuet nga LSDM dhe nga shumica jemi kundër, nuk e mbështesim këtë tekst. Ne duam me amendime të ndikojmë në tekstin, por gjithashtu të sigurojmë konsensus të gjërë nga gjitha grupet parlamentare, për shkak se bëhet fjalë për problem shumëvjeçarë i shtetit”, deklaroi Mitreski.

Duke u përgjigjur lidhur me Ligjin për punë të jashtme, përsëriti se bëhet fjalë për tekst të njejtë e cila ishte lëshuar në procedurë edhe në përbërjen e kaluar, por se atëherë nuk ka pasur bllokadë dhe nuk është dorëzuar asnjë amendim, por se nuk është sjellur për shkak se Parlamenti ishte shpërbërë.

Tani kur po e lëshojmë në procedurë paralajmërojnë dhe gjithçka që bëjnë në Kuvend është vetëm bllokadë, pengesa dhe shantazhe në Kuvend. Ne sollëm vendim si nënshkrues të atij ligji, do ta tërheqim nga procedura, sot vecmë e tërhoqëm nga procedura”, tha Mitreski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu