Modric ia mbyll dyert Interit: Jam i lumtur te Reali, dua të qëndroj më gjatë

Objektivi i transferimeve të Interit, Luka Modric ka mohuar thashethemet e fundit, duke thënë se dëshiron të qëndrojë më gjatë te Real Madridi.

Fituesi i Topit të Artë prej kohësh ka qenë pjesë e interesit nga Interi dhe raportet vazhdojnë të sugjerojnë se po hedh poshtë një marrëveshje të re për të hedhur themelet për një lëvizje në San Siro.

Kontrata e tij aktuale pritet të skadojë në qershor të vitit 2020 dhe Nerazzurët synojnë të përmirësojnë pagën e ofruar nga Bernabeu, por Modric si duket mendon diçka tjetër.

“Unë jam i qetë për të ardhmen time, kam të mbetura akoma edhe 18 muaj në marrëveshjen time”, ka thënë Modric për Marca.

“Dëshira ime është që të qëndroj këtu edhe më gjatë se kaq, meqë e vërteta është se jam shumë i lumtur këtu, aq sa unë isha në ditën e parë që u bashkova”.

Megjithatë, një kthesë e çuditshme e kësaj prralle erdhi nga anëtari i jurisë së MasterChef USA dhe Italia, Joe Bastianich.

“U takova verën e kaluar në Sardenjë dhe e këshillova që të shkonte në Inter”.

“Ai më zbuloi se ai po konsideronte idenë e transferimit në Milano”, ka thënë Bastianich për Radio Deejay.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu