Morën ryshfet dhe lejuan që autobusi të kalojë kufirin e Maqedonisë pa karton të gjelbër, arrestohen dy policë

Nga MPB bëjnë të ditur se kanë paraqitur kallëzim penal kundër policëve A.V. dhe N.S., punonjës të policisë në pikën kufitare “Qafë Thanë”, për shkak se të njëjtit dyshohen se, respektivisht i pandehuri i parë dyshohet se ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit”, ndërsa i pandehuri i dytë ka kryer veprën penale “punë të pakujdesshme në shërbim” .

“I denoncuari i parë me datë 13.05.2023 në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” nga një shofer i cili drejtonte një autobus me targa kombëtare malazeze, për të cilin nuk kishte karton të gjelbër të vlefshëm, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet në shumën prej 70 (shtatëdhjetë) euro, ndërsa i denoncuari i dytë, e ka lëshuar automjetin pa karton të vlefshëm të gjelbër dhe i ka mundësuar hyrjen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes penalo-juridike, në koordinim me prokurorin publik kompetent, zyrtarët policorë janë privuar nga liria dhe janë dërguar para gjyqtarit për procedurë paraprake, me çka është urdhëruar që të mbahen në paraburgim për periudhë prej 30 ditëve. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale si propozues i autorizuar do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, ndërsa zyrtarët policorë do të suspendohen nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thonë nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu