Mourinho bën pashikimin për supersfidën Juventus-Aletico

Jose Mourinho është prononcuar për ndeshjen Juventus-Atletico Madrid që zhvillohet të martën në mbrëmje në “Allianz Stadium”, në Torino. Një ndeshje delikate për vendasit, që në Spanjë u mundën me rezultatin 2-0.

Tashmë si analist i Champions League në “Russia Today”, Mourinho ka analizuar edhe këtë ndeshje, ku theksoi se nuk do surprizohet nëse Juve përmbys rezultatin e ndeshjes së parë, por ai në fund zgjedh Atleticon si skuadra që do kualifikohet.

“Nuk do surprizohem me një përmbysje të madhe nga ekipi vendas. Nëse Juven arrin të shkojë 2-0, shkon 4-1, nuk do isha i surprizuar”, tha fillimisht portugezi.

“Por sinqerisht nëse ka një ekip që përballon presionin, një ekip që mbron mirë, një ekip që kontrollon lojën në mënyrë defensive, Atletico është një shembull i mirë që mund ta bëjë këtë. Kështu, nëse do kisha për të zgjedhur, unë zgjedh Atletico Madrid. Por nuk do surprizohem nëse Juven e përmbys”, shtoi më tej Mourinho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu