Mourinho: Cristiano Ronaldo është rast studimi, ai do të shënojë gola edhe në moshën 50 vjeçe

Jose Mourinho e ka lartësuar sulmuesin e Juventusit dhe bashkatdhetarin e vet, Cristiano Ronaldon, si rast studimi i cili do të shënojë gola edhe në moshën 50v-vjeçare.

Së fundmi, Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për Euro, pas katër golave që i shënoi në fitoren e Portugalisë kundër Lituanisë,

Ronaldo, i cili ka luajtur nën urdhrat e Mourinhos në Real Madrid nga 2010-ta deri më 2013, nuk e çudit trajnerin portugez me arritjet e tij.

“Ajo çfarë po bën Ronaldo nuk më habit mua. Në moshën 34-vjeçare, ai është lojtar i madh, i cili luan për një ekip me ambicie për të qenë i pari”, tha Mourinho për 11.

“Ai nuk më çudit sepse, në aspektin gjenetik, ai është rast studimi dhe kjo vlen edhe për mentalitetin e tij, po ashtu”, shtoi Mourinho.

“Ronaldo është fenomen, ai është person që mendon vetëm për të fituar dhe për t’u bërë më i mirë. Mendoj se kur Cristiano është 50 vjeç, FIFA do ta ftojë për një ndeshje të legjendave dhe ai do të shënojë. Jam i sigurt”, theksoi Mou.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu