Mourinho-Inter, dashuri e pafund; Portugezi: Zikaltrit, skuadra më e mirë që kam drejtuar

Historia e Jose Mourinhos me Interin, duket se karakterizohet nga një dashuri reciproke, që nuk do të përfundojë kurrë. Portugezi drejtoi zikaltrit në periudhën 2008-2010, ndërsa në sezonin e dytë dhe të fundit në Milano, fitoi gjithçka, pra tripletën e famshme, me të cilën Interi krenohet edhe sot, ndërsa Mourinho zgjodhi pikërisht skuadrën milaneze, si më të mirën që ka drejtuar.

“Interi ka qenë skuadra më e mirë që kam drejtuar, pasi kemi bërë një sezon fantastik, duke fituar gjithçka. Kemi qenë të pamposhtur dhe kemi eliminuar në Champions, skuadrën më të mirë të botës atëherë, Barcelonën”, tha portugezi.

Por tani Mourinho është pa pankinë, pasi rreth një muaj më herët është shkarkuar nga Manchester United dhe angazhimi i vetëm aktualisht, është ai si komentator në një transmetues sportiv.

Në një intervistë të dhënë për Bein Sport, Jose Mourinho pranoi se pret një tjetër marrëveshje për të drejtuar, sepse e konsideron veten shumë të ri për të lënë trajningun në këtë moshë.

“Kam pranuar këtë sfidë, pra të komentoj, sepse duke qenë se jam pa pankinë, mund të qëndroj sërish pranë futbollit dhe ta njoh më mirë. Por kjo nuk do të thotë që dua të merrem me komentm, pasi e konsideroj veten shumë të ri, për t’u larguar nga trajnimi”, deklaroi Mourinho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu