Mourinho tregon taktikat si e mposhti Barcelonën e Pep Guardiolas në gjysmëfinalen e vitit 2010

Jose Mourinho mori drejtimin e Interit në verën e vitit 2008, ndërsa dy vite më pas e fitoi Ligën e Kampionëve me Nerazzurrët. Për ta arritur atë sukses, strategu portugez u desh ta kalonte pengesën e quajtur Barcelonë – skuadër me të cilën u ndesh në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir, zikaltrit fituan me rezultat 3-1, ndërsa në ndeshjen kthyese pësuan 1-0 dhe u kualifikuan në finale. Në finalen e Madridit, Interi fitoi ndaj Bayern Munichut me dy gola të Diego Militos duke e fituar trofeun për herë të parë pas vitit të largët 1965.

Në ndërkohë, në një video të publikuar në kanalin The Coaches’ Voice në YouTube, Mourinho flet për taktikat e tij si e mposhtur skuadrën e Pep Guardiolas në ndeshjen e parë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu