MPB sqaron dilemat: Ja çfarë duhet të dinë kandidatët për Shkollën e Mesme Policore

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë nxënësit që planifikojnë të aplikojnë për pranim në Shkollën e Mesme Policore, duke sqaruar se nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat ku aktualisht ndjekin mësimin njofton INA.

MPB njofton se kandidatët që do të aplikojnë në thirrjen publike duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në origjinal ose si kopje të noterizuar.

Sipas njoftimit, nxënësit që kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë në shkollat e mesme në mbarë vendin nuk kanë nevojë ta ndërpresin shkollimin gjatë procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes.

“Personat që kanë ndjekur vitin e parë dhe të dytë në shkollat e mesme nuk duhet të çregjistrohen gjatë procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes. Me kandidatët e pranuar, përkatësisht me prindin, kujdestarin ose përfaqësuesin e tyre ligjor, Ministria e Punëve të Brendshme do të lidhë kontratë për shkollim, me të cilën do të rregullohen procedurat dhe detyrimet ndaj shkollave ku ata kanë ndjekur mësimin deri më tani”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga Ministria u bëhet thirrje të gjithë kandidatëve që të lexojnë me kujdes kushtet e thirrjes publike dhe ta dorëzojnë dokumentacionin e plotë brenda afateve të përcaktuara./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu