“Mund të bësh çfarë të duash, por s’mund ta zëvendësosh Ronaldon, kështu e ka jeta”

Zidane ka folur haptazi, Real Madridi sipas tij, kurrë nuk do të mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

Zinedine Zidane është rikthyer të flasë për largimin e Cristiano Ronaldos.

34-vjeçari la verën e kaluar Realin pas nëntë sezoneve, ku shënoi 450 gola në 438 paraqitje – 12 gola më shumë se ndeshje.

CR7 u largua pas Zidane, por ky tashmë është rikthyer në Madrid dhe do të bëjë revolucion duke rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Zizu është i vetëdijshëm që më nuk ka në skuadër një lider si Ronaldo dhe ka thënë as që do të ketë ndonjëherë, pavarësisht transferimeve që do të bëhen gjatë verës.

Sipas Zidanes, Ronaldo është i pazëvendësueshëm.

“Mund të bësh çfarë të duash, por nuk mund ta zëvendësosh Ronaldon. Ai ka ikur, por ne mund të sjellim tjerë lojtarë të cilët nuk mund të bëjnë çfarë ka bërë Cristiano. Kështu e ka jeta”, tha Zidane para ndeshjes me Leganes në La Liga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu