Ndeshja e Nantes ndërpritet në minutën e 9-të për nder të Emiliano Salas

Skena tejet emocionuese kanë ndodhur gjatë ndeshjes së Nantes kundër Saint Etiennes dhe loja madje është ndërprerë në minutën e nëntë për të përkujtuar Emiliano Salan.

Kjo ishte ndeshja e parë e Nantes në shtëpi qysh pasi argjentinasi humbi dhe ish bashkëlojtarët e tij kanë veshur të gjithë fanellën me numrin e tij prapa në shpinë derisa dolën nga tuneli, transmeton portali arbresh.info.

Përveç kësaj, një baner madhështor me fytyrën e 28-vjeçarit është shfaqur në rrethin qendror dhe mozaik i jashtëzakonshëm me emrin e tij ishte krijuar nga tifozët.

Më pas, në një moment të jashtëzakonshëm, gjyqtari fishkëlleu dhe ndërpreu ndeshjen me të hyrë në minutën e nëntë – numri i skuadrës që Sala e ka veshur te Nantes.

Lojtari dhe stafi së bashku me tifozët në bankina më pas duartrokitën këtë gjest vërtetë të mrekullueshëm nga gjyqtari.

Trajneri i Nantes, Vahid Halilhodzic dukej qartë se ishte shumë i shqetësuar dhe nuk mund të mbante madje lotët.

Mbrëmjen e kaluar, Arsenali kishte shfaqur klasin e tyre në ndeshjen si nikoqir kundër Cardiffit duke përfshirë emrin e Salas në formacionet e skuadrave. Megjithatë, në vend të numrit të fanellës, “Topçinjtë” kanë shfaqur një lule të verdhë pranë emrit të tij./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu