Një postim në Facebook nga një televizion shqiptar në Maqedoni, të paktën kështu e ka emrin profili në rrjet social, është bërë objekt i shakave në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një njoftim për një syneti në fshatin Baçisht të Kërçovës. Në këtë njoftim thuhet se me rastin e synetisë, më 29 korrik, do të organizohet garë vrapimi, transmeton Ballkani.info.
Në këtë garë janë paralajmëruar edhe shpërblime të majme për fituesit.
“Në dasmën e familjes Xheladini nga fshati Baçisht me rastin e synetisë së djalit Rehanit , më datë 29.07.2019 me fillim prej orës 11:00
do të organizohet gara në vrapim .
Shpërblimet :
Vendi i -I Veturë Nissan Frontier
Vendi i -II Motor Skuter
Vendi i -III Tv Pllazma
Shpërblime nuk do të mungojnë edhe për vendin e katërt dhe vendin e pestë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, aty është publikuar edhe një video, ku prezantohet djaloshi që do të bëhet synet dhe shpërblimet që do të ndahen.
Video:










