Ndotja e ajrit, reagon “Megjashi”: Po na vdesin fëmijët (VIDEO)

Ambasada e parë në botë për fëmijë ka reaguar në lidhje me ndotjen e ajrit, duke thënë se ndotja është alarmante. Në reagimin e tyre thuhet se fëmijëve u është cenuar e drejta elementare, e drejta për të jetuar. Duke iu referuar hulumtimeve të kryera nga Banka Botërore, nga Megjashi thonë se ndotja e ajrit në Maqedoni vret çdo vit 1350 persona.

“Çdo i dyti fëmijë vitin e kaluar është kuruar nga sëmundjet respirative të cilët më së shpeshti janë pasojë direkte nga ajri i ndotur. Fëmijët janë më të goditurit, veçanërisht në sezonin e ngrohjes kur koncentrimi i grimcave rritet. Fëmijët janë grupi më i ndjeshëm prej të gjitha ndotjeve nga mjedisi jetësor para së gjithash për arsye se kanë organizëm në zhvillim, kanë frymëmarrje më të përshpejtuar dhe kanë nevojë më shumë se të rriturit për ajër dhe sepse janë të pafuqishëm që ndryshojnë diçka. Do të thotë i presin aksionet dhe politikat tona”, thonë nga “Megjashi”.

Më tej në komunikatë thuhet se pasojat e ndotjes së ajrit janë të shumta në pjesë të ndryshme të organizmit ndërsa tek fëmijët fokusi është te sistemi i mushkërive të bardha.

“Hulumtimi Pastrojeni ajrin për shkak të fëmijëve, tregon se ndotja e ajrit është faktor i rëndësishëm për vdekjen e pothuajse 600 mijë fëmijëve më të vegjël se 5 vjeç çdo vit dhe është kërcënim për jetën dhe ardhmërinë e milionave çdo vit. Ndotja jo vetëm që i dëmton mushkëritë e bardha në zhvillim të fëmijëve por e kalojnë edhe kufirin mes gjakut dhe trurit dhe dëmtojnë trurin e fëmijëve në zhvillim dhe në këtë mënyrë edhe ardhmërinë e fëmijëve. Asnjë shoqëri nuk guxon të lejon të injorojë ndotjen e ajrit”, thonë po ashtu nga “Megjashi”.

Nga kjo ambasadë kërkojnë nga organet kompetente që të mbajnë përgjegjësi mbi ndotjes e ajrit si dhe të ndërmerren urgjentisht masa adekuat për ajër të pastër./Shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu