Ndryshon papritur ‘Instagrami’ i Luizit, çfarë i ndodhi profilit me 637 mijë ndjekës (FOTO)

Faqja zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk ka më atë emër. Këngëtari ka arritur deri në 637 mijë ndjekës në këtë rrjet social.

Vetë ai ka thënë se nuk ka pasur më parë një profil, por para se të hynte i ka thënë shoqes së tij me emrin Gena që t’ja hapë një adresë.

Duke parë ecurinë e Luizit në Big Brother VIP, kjo u njoh si adresa zyrtare e Luizit dhe fansat u shtuan deri në 637 mijë.

Por tani në faqe shihet emri Ina Ejlli, që është dhe motra e Luizit, po ashtu dhe një foto e tyre bashkë në profil.

Në story shkruhet: “Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu