Në Angli të bindur, United do të shesë në janar kampionin e botës

Dje u zyrtarizua lajmi se mbrojtësi Chris Smalling rinovoi kontratën me Manchester United deri në vitin 2023, por jo të gjithë lojtarët duan të qëndrojnë në këtë ekip. Mediet britanike konfirmojnë sot se mesfushori francez Paul Pogba do të largohet nga “Old Trafford” që në janar. Sipas “Mirror”, që në 1 janar mund të kemi largimin e bujshëm të kampionit të botës, me Juventusin që konsiderohet si destinacioni më i mundshëm, pasi bardhezinjtë janë shprehur të gatshëm të paguajnë edhe 80 milionë euro për ta marrë.

Marrëdhënia e Pogba me trajnerin Jose Mourinho është oprishur prej kohësh, palët nuk e durojnë më njëri-tjetrin dhe kohët e fundit francezi ka përfunduar shpesh në tribunë. Por nuk është vetëm kjo arsyeja, pasi ditët e fundit, Juventusi ka vendosur të përdorë edhe lojtarë të tjerë në këtë blerje, duke zbutur koston dhe duke dërguar në Premier lojtarë kampionë. Miralem Pjanic ose Alex Sandro mund të lënë ekipin bardhezi për të luajtur me United pjesën e mbetur të këtij sezoni, duke lehtësuar kështu rikthimin e Pogna në Torino.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu