Në Lindje të Mesme tani komandon Rusia, jo SHBA

Pavarësisht nga ajo që kishin parashikuar udhëheqësit perëndimorë, Rusia hyn në vitin e ri si një nga lojtarët kryesorë në skenën ndërkombëtare, shkruan “The Guardian”.

Më herët, ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson e quajti presidentin rus, Vladimir Putin “të dëbuar ndërkombëtarisht”, dhe Presidenti amerikan Barak Obama parashikoi Moskën si “Llum sirian”.

Marrëveshja e “trojkës”, Rusi, Iran dhe Turqi për armëpushim në Siri vuri në dukje dështimin e këtyre parashikimeve dhe tregoi se në Lindjen e Mesme komandon Rusia dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga përvoja e kaluar armëpushimet në Siri kanë qenë të paqëndrueshme dhe nuk kanë çuar në negociata paqësore.

Megjithatë, nisma paqësore e Rusisë dhe Turqisë kanë baza më të favorshme, duke pasur parasysh këtu disa faktorë: popullsinë e rraskapitur nga lufta në Siri, ndryshimi vendimtar në bilancin ushtarak, disfata e rebelëve në Alepo dhe të tjera më pak të rëndësishme.

Përveç kësaj, kundërshtari më i madh i regjimit sirian, Turqia ka vendosur të mbështesë Rusinë/Indeksonline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu