Në Mosul janë shembur 104 xhami

Që nga marrja nën kontroll nga ana e organizatës terroriste DEASH, në Mosul të Irakut janë shembur 104 xhami, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Fondacionit Suni në Mosul, Ebu Bekir Kenan, tha për AA: “DEASH-i ka shembur 37 xhami krejtësisht. Ata i kanë prishur ata duke pretenduar se janë ndërtuar mbi varre ose në afërsi të tyrbeve.”

Kenan ka thënë se 67 xhami të tjera janë shembur gjatë operacioneve ushtarake. Ai ka vënë në dukje se kjo është një humbje shumë e madhe për historinë e Mosulit.

Organizata terroriste DEASH ka shembur shumë turbe me anë të buldozerë dhe bombave pasi ajo i konsideron pjesëtarët e Tesavufit si jashtë fesë. Ndërkohë ata kanë shembur edhe shumë faltore për shkak të afërsisë së tyre me tyrbet apo varret.

DEASH-i mori kontrollin e Mosulit më 10 qershor 2014 pas tërheqjes së ushtrisë irakiane. Ndërsa Ushtria e Irakut nisi një ofensivë kundër DEASH-it më 17 tetor për rimarrjen nën kontroll të Mosulit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu