Në Tetovë dhe rrethinë, opozita shqiptare afër 18.000 vota më shumë se BDI

Në Tetovë dhe komunat rurale si asnjëher më parë BDI nuk ka shënuar rezultat kaq të dobët si në zgjedhjet e ditës së djeshme.
BDI në total ka fituar gjithësej 21.621 vota kurse partitë-koalicionet tjera shqiptare kanë fituar 39.512 vota. Konkretisht koalicioni Rilindje me Besë ka fituar 19.676 vota (vetëm 1.945 vota më pak se BDI), PDSH ka fituar 12.658 vota kurse koalicioni Aleanca për Shqiptarët 7.178 vota.
është për tu theksuar fakti që koalicioni “Rilindje me Besë” në Komunën e Zhelinës dhe të Bërvenicës ka fituar më shumë vota edhe se BDI, kurse në tërë komunat tjera radhitet e dyta.

Në Komunën e Tetovës, BDI ka fituar 10.769 vota kurse partitë tjera opozitare shqiptare kanë fituar 19.410 vota (Rilindje me Besë – 8.512. PDSH 7.279 dhe Aleanca për Shqiptarët 3.619 vota).

Këto rezultate tregojn se një bashkëpunim opozitar në zgjedhjet komunale që pritet të zhvillohen pas 6 muajsh, mund të çojnë në fitoren e
partive opozitare shqiptare në të 5 komunat që për momentin udhëhiqen nga BDI-ja. Edhe ato janë, Komuna e Tetovës, Komuna e Zhelinës, Komuna e Tearcës, Komuna e Bërvenicës dhe Komuna e Bogovinës.
/tetova1/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu