Nëna e Cristiano Ronaldos tregon se çfarë i tha ai pas humbjes ndaj Ajaxit

Juventusi shihej si favorit për fitimin e Ligës së Kampionëve pas blerjes së Cristiano Ronaldos, por u eliminua nga Ajaxi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Het-triku i tij ndaj Atletico Madridi rriti shpresat e tifozëve bardhezi për triumf. Kundër Ajaxit ai shënoi dy herë, por nuk mjaftuan. Nëna e lojtarit ka folur pas ndeshjes, duke e treguar bisedën që kishte me Cristianon.

“Ishte i zhgënjyer, ai dëshironte të shkonte në finale”.

” Çfarë më tha ai mua? Nënë, unë nuk bëjë mrekulli”.

“Kampionati po ecën mirë. Në Ligën e Kampionëve duhet edhe pak fat, por nuk mund të bëjmë asgjë, jeta ecën tutje”, ka thënë Dolores. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu