Nëna e Kiarës feston ditëlindjen, urimi që Luizi i bëri vjehrrës nga shtëpia

Pas ditëlindjes së nënës së Luizit e cila e kishte dje, sot feston e ëma e Kiarës. Prandaj nëse dje Kiara uroi vjehrrën nga shtëpia e Big Brother VIP, sot ishte rradha e Luizit

“Mami i Kiarës, zonja Blerta Tito, edhe 100”, ka uruar Luizi duke e ndjekur edhe banorët e tjerë me urime.

Ditën e djeshme ishte e ëma e Luizit ajo e cila kishtë ditëlindjen. Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”e uruan këngëtarin për ditëlindjen e nënës së tij.

“Urime ditëlindjen”, dëgjohen të thonë ata ndërsa Luizi i përgjigjet “Veç të jenë mirë.” Mirëpo, nuk kishte si të mungonte as edhe urimi i fansave për nënën e këngëtarit.

Një parashut u ngrit dje ku në të valvitet një pankart me shkrimin: Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit. Je mbretëresha jonë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu