“Nëse nuk vetëdijesohet Zaevi, do të shkojmë me Mickoskin”

“Nëse Zaev nuk i kthehet popullit, siç ka premtuar Zaev, ne do t’u kthehemi tjerëve, do të shkojmë me Mickoskin”, ka deklaruar njëri prej tregtarëve që protestonin para parlamentit kundër ligjit të ri, me të cilin parashihet që poseduesit e tezgave të paguajnë licenca, shkruan Makfaks, transmeton koha.mk.

Tregtarët tash më kanë mbyllur tezgat e tyre në të gjitha pazaret e Shkupit dhe ishin në protestë para parlamentit dhe kanë sugjeruar që nuk do të punojnë derisa zëri i tyre të prekë deri te organet kompetente dhe nuk do të hiqet ligji me të cilin parashihet të paguajnë pagesa të reja për qiramarrësit e tezgave.

“Derisa ishte Brankoja në pushtet, na detyroi një sërë pagesash, pas tij erdhi Gruevski dhe e liroi pak pazarin, por edhe ai nuk bëri atë që premtoi. Tani, i dhamë rast Zaevit, i cili premtoi jetë, dhe doli i njëjtë sikurse Branko. Nuk ka asnjë dallim mes 15 shtatorit të tij dhe jetës së Zaevit, njëjtë është. Për atë arsye e kemi votuar, ky ishte plani i tij?”, pyeti njëri prej poseduesve të tezgave që shet perime në Bit Pazar.

“Nuk pranojmë licenca. Jo, për licenca nuk do të ju kalojë. 40 vjet jam në pazar, kjo është e paparë që po na e bëjnë. Shihni se si jam veshur, tërë ditën ngrihem që të shes një kilogram ose dy oriz dhe mbaj familje pesë anëtarësh”, u shpreh një tregtar tjetër.

Për ndryshe, me Ligjin për tregjet, i cili u fut në fuqi prej më 1 janar 2019, parashihet që tregtarët të paguajnë licenca për tezgat prej 3.600 denarë, dhe nëse marrin me qira tezgë të dytë, duhet të paguajnë shtesë edhe 2.400 denarë. Sipas ligjit të ri, pensionistët, punëtorët social, të falimentuarit dhe personat me honorarë nuk do të mund të punojnë. Licencat do t’i japë oda e obliguar për tregtarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu