Dy ditë ndajnë deputetët nga fillimi i debatit për ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë, kryeministri Zaev do të bisedojë edhe njëherë me Besën që të ndajnë qëndrimet e tyre.
Siç shkruan Faktor, tetë deputetët të cilët VMRO-DPMNE-ja opozitare i përjashtoi nga partia nuk do ti japin mbështetje shumicës qeveritare për ndryshimet kushtetuese nëse Zaev, ua plotëson dëshirën Kasamit dhe të largojë termin “maqedonas” nga dokumentet, sepse sipas tyre, kjo është në kundërshtim me garancat për përforcim të identitetit të tyre.
Faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese të parapara me marrëveshjen e Prespës fillon nesër.










