Neymar e ka thirrur pesë herë Barcelonën për t’u rikthyer

Sulmuesi brazilian, Neymar thuhet se dëshiron rikthimin te ish-skuadra e tij, Barcelona. Bashkimi me Paris Saint-Germain është diçka që Neymar e ka përjetuar me keqardhje dhe tani ka ndryshuar mendje.

Ylli brazilian thuhet se ka thirrur plot pesë herë Barcelonën në një përpjekje për t’u rikthyer në Camp Nou.

Neymar është i dëshpëruar me lëvizjen e tij në Paris dhe ka nostalgji për ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Neymar ka fituar shumë trofe te Barcelona

Babai i lojtarit ka folur drejtpërdrejt me presidentin Josep Maria Bartomeu, duke iu lutur katalunasve që t’ia ofrojnë djalit të tij rikthimin në klub.

“Ai është i zhgënjyer dhe i vjen keq”, raporton mediumi El Mundo fjalët që babai i lojtarit i thoshte presidentit të Barcelonës.

Lojtari gjithashtu beson se te PSG mungon “një projekt sportiv”, për dallim nga Barcelona që çdo vjet synon të gjithë titujt.

Neymar e la Barcelonën në një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurosh në verën e vitit 2017. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu