Neymar: Kjo është e vërteta për kalimin tim te Barcelona

Neymar ka reaguar për të parën herë pas spekulimeve të shumta të ditëve të fundit për një rikthim të tij të mundshëm te Barcelona.

Sulmuesi brazilian i ka cilësuar ‘lajme të rreme’ gjitha shkrimet për kalimin e tij te Barcelona në fund të sezonit.

26 vjeçari që po kalon sezonin e dytë te PSG, është përfshirë në spekulime për një rikthim te Barcelona verën e ardhshme.

Ylli i Paris Saint-Germainit ka postuar një video në Instagramin e tij , ku shihen faqet e para të gazetave spanjolle, Mundo Deportive dhe AS, të cilat kanë informuar për një rikthim të tij në “Camp Nou”, të cilat i akuzon për përhapje të lajmeve jo të vërteta.

Mbi video ai ka shkruar: “Fake News”, që i bie lajme të rreme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu