Neymarin nuk e duan në Paris: Unë do të shisja brazilianin, jo Mbappe

Ish-futbollisti francez, Christophe Dugarry ka folur për kanalin “RMC Sport”. Ai ka folur për klubin e PSG-së duke deklaruar se Neymar duhet të shitet dhe jo Mbappe.

Për Neymar dhe Mbappe ditët e fundit është përfolur për një largim nga Parisi për te Reali.

Dugarry është i qartë, duhet të shitet Neymar, dhe jo Mbappe

“Unë do të shisja Neymar, në qoftë se merrja prej tij 250 milionë euro. Në këtë mënyrë, përveçse kursej pagën e tij, mund të blej tre, ose katër djem të fortë në vendin fqinj. Unë shoh se ka të tillë te Liverpool. Neymar luan vetëm gjashtë muaj, prandaj ka shumë nëse… Nëse e shoh veten me lojtarë, të cilët nuk premtojnë të jenë të nivelit të tij, do ta mbaja, sigurisht”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu