Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës në vend

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,19% në raport me vendimin e datës 31.10.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,045 %, te nafta ka ulje për 1,262 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 3,443 % dhe te mazuti rritja është për 0,827% .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,859%.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Mazutit

M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 4.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 90,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 94,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,067 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.11.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu