Nga viti 2026 fillojnë pushimet në Hënë; Ja sa kushton udhëtimi

Ndonëse mund të tingëllojë e çuditshme, sipërmarrësi Naveen Jain dhe kompania e tij thonë se nga viti 2026 do të fillojnë udhëtimet në hënë.

“Moon Express” quhet kompania e themeluar në vitin 2010, e vetmja sipërmarrje private që ka akses në të dhenta e orbitës së Tokës dhe Hënës.

Mësohet se vitin e ardhshëm kjo kompani do të dërgojë në Hënë një anije pa pilot për të testuar kështu udhëtimin, shkruan opinion.al

Jain thotë se njerëzimi duhet të njerëzimi duhet të dalë jashtë sistemit tonë planetar dhe të mësojë të jetojë diku tjetër.

Raketa që do të përdorët nga “Moon Express” do të kushtojë gati 5 milionë dollarë, ndërsa në pesë vjet çmimi i saj do të ketë rënë në 2 milion.

Udhëtimi do të zgjasë njësi si një fluturim në ditët e sotme nga San Francisco në Sydney, vetëm se do të kushtojë gati 10 mijë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu