Nita: S’më pëlqen që Luizi më përmend situata që më bëjnë të dal nga vetja, Efi: Të vërtetat do të t’i themi

Debatet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, nuk mungojnë edhe në këto ditë të fundit, ku në një moment, Nita po fliste për Luizin, i cili tha se po përpiqet qëllimisht që ta “ulë”, duke risjellë situata në shtëpi që asaj nuk i pëlqejnë.

Efi i është përgjigjur se nuk do të mungojnë të vërtetat, sido që të jetë situata.

Pjesë nga biseda:

Nita: “Ej o çika, ndoshta sot është nata ime e fundit! Gjithsesi, nuk po më pëlqen që Luizi po mi përmend gjithë këto sene, në fund të gjithë të kësaj sot mbase është nata ime e fundit. Dhe s’është hiç nata për me pas një debat, a me kundërshtu, pavarësisht nëse kam dalë apo jo nga vetja”.

Efi: “Po, pse ti mund të mundohesh deri në minutë të fundit”.

Nita: “Unë nuk jam pishman për çfarëdo gjëje që ka ndodhë…”.

Efi: “Nuk i ka interesu ndonjërën atij, nëse është dita jote e parë apo e fundit”.

Nita: “S’po më intereson ça po thotë ai, po komentet tjera po pasojnë…”.

Efi: “Po tani të vërtetat ne do të t’i themi”.

Nita: “Po, po mi keni thënë disa herë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu