Një hap larg finales, Qetsori largohet mga shtëpia

Mbrëmë banorët u përfshinë në një mision me në krye Efin,që duhej të bindte Qetsorin për tu larguar nga shtëpia.

Mesa duket ofertat e banorëve kanë tundur themelet e besimit që Qetsori kishte tek vetja dhe ka pranuar largimin.Mëngjesin e sotëm i komunikoi banorëve se do fliste në dhomën e rrëfimit dhe të shtunën do dilte.

Por çfarë ju propozua Qetsorit?

Luizi i ofroi 4500 euro dhe I-phone që mori dhuratë dhe Nita i tha se nëse shkon në finale,do i dhurojë 2000 euro.

Por disa minuta me pas erdhi zarfi i dhomës së rrëfimit ku u tregoi që ishte mision dhe e kishin fituar duke shtuar 30.000 euro në çmimin final.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu