Një telash i madh i hapet Edi Ramës me zgjedhjet e 30 qershorit

Një incident jo si gjithë të tjerët e regjistruar në prag zgjedhjet e 30 qershorit vjen nga Gramshi. Komisionerët e PS në fshatin Drizë të kësaj bashkie kanë braktisur zgjedhjet e 30 Qershorit. Këtë e njofton çuditërisht kreu i PD-së në Gramsh, Kodhel Çala, sipas të cilit banorët nuk pranojnë të jenë pjesë e Komisionit të Votimit.

Në një postim në Facebook, Çala përgëzon banorët e fshatit Drizë dhe kërkon bojkot masiv të zgjedhjeve, të cilat i quan nul.

“Driza bojkoton votimet. Në fshatin Drize te rrethit Gramsh asnjë nga banoret përfshi edhe ata te majte nuk pranojnë te jene pjese e komisionit te votimit. Bravo Driza. Votimet e 30 qeshorit janë nul. Bojkotoni ato masivisht. Thoni jo diktaturës. Thoni jo monizmit. Te gjithe te bashkuar te mbrojme demokracine”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu