Njerëz të uniformuar tek VMRO-DPMNE, kush janë këta, grupe paramilitarësh apo çfarë?! (FOTO)

Në disa raste gjatë fushatës së VMRO-DPMNE janë shfaqur persona të uniformuar me uniforma të veçanta, të cilët janë alarmuar nga qytetarë në rrjetet sociale, se kush janë këto grupe që ishin shfaqur edhe mbrëmë gjatë festës së VMRO-DPMNE para selisë së kësaj partie, informon INA.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se bëhet fjalë për aktivistë të tyre që mbajnë veshjet tradicionale që ndërlidhen me imazhin e komitave. Një veshje të tillë kanë pasur edhe pjesëtarët e njësitit paramilitar “Luanat”, që ishin aktiv në luftën e vitit 2001 dhe që u shpërbënë pas saj, ku një pjesë prej tyre ishin me dosje kriminale. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu