Njësia Speciale futet në vilën e Milan Radojçiqit

Policia e Kosovës është duke kryer sot kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se shënjestër e këytre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të PK-së, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, raporton Klan Kosova.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Siç raporton REL, Policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Sipas këtij raportimi, zyrtarët policorë janë larguar prej atij objekti rreth orës 8:15 të së premtes.Ministri Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga droni para dy ditësh, ku shihet Radojiciq bashkë me terroristët tjerë te Manastiri i Banjskës. Sveçla ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqësi i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu