Njihuni me “bishën” luftarake, 18 avionët e Greqisë që do të ndryshojnë ekuilibrat në Egje

Pak kohë më parë Greqia firmosi marrëveshjen me Francën për blerjen e 18 avionëve luftarakë Rafale, që do i kushtojnë buxhetit të Athinës 2.32 miliardë euro. Mediat greke i kanë bërë një “skaner” avionit që pritet që të ndryshojë balancat në Egje, një sinjal i fortë dhe i qartë për Turqinë pas konfliktit për detin.

Avioni Rafale mund të ngrihet nga pistat e vogla 400 metra, por dhe nga avion mbajtësit. Avioni është është i aftë të zbulojë objektiva të shumtë dhe ka aftësinë të gjurmojë.

Rafale është projektuar për të kryer të gjitha llojet e misioneve. Për të menaxhuar sistemet e tij, Rafale përdor një “kabinë” me tre monitorë shumëfunksionalë. Këto dhe sekrete të tjera janë brenda avionëve të rinj që do të furnizohet Greqia. Por kur? Gjashtë avionët e parë do të dorëzohen në Athinë gjashtë muaj pas nënshkrimit të kontratës përkatëse, pra në qershor.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu