Njihuni me pasaportën e Luizit, gallataxhiu i grupit (FOTO)

Këngëtarja njohur shqiptare Vesa Luma ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga Revista “Trendy” e vitit 2004. “E more Luiz, na ktheve 20 vjet mbrapa”, ka shkruar Vesa në një fotografi, ku shihej bashkë me Rona Nishliun, Teuta Kurtin dhe fenomenin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin.

Për këtë të fundit, ajo ka publikuar edhe “pasaportën” që i ishte dedikuar në një prej faqeve të revistës, ku tregoheshin detaje rreth karakterit të tij.Luizi e ka nisur karrierën në “Ethet e së premtes”, për të vazhduar më pas në Festivalin e RTSh-së në dhjetor të vitit 2005, ku u shpall fitues dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006”.

Si Luizi, ashtu edhe Vesa, Rona dhe Teuta janë emra të njohur të muzikës shqiptare, që ndër vite janë vlerësuar me çmime të rëndësishme në festivale dhe kompeticione të muzikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu