Njihuni me “Provokacija”-n ndaj Rusisë

Në kryeqytetin polak Varshavë, u mbajt një prej paradave më të mëdha ushtarake që nga koha e komunizmit. Më 15 gusht, ky vend i ish-Bllokut lindor në, aty ku dhe u krijua rivali i NATO-s në vitet e Luftës së Ftohtë, kremton Ditën e Ushtrisë.

Historia dhe tradita, si dhe armatimi i ushtrisë polake nga koha e Mesjetës deri në ditët e sotme, u paraqit nga më shumë se 1.000 ushtarë dhe 900 pjesëmarrës në grupet e rindërtimit historik, përfshirë kalorësinë.

Parada e madhe në Poloninë e epokës demokratike, u zhvendos për herë të parë nga qendra historike e Varshavës në bulevardet në brigjet e Vistula-s.

Në qiej fluturuan 100 aeroplanë dhe helikopterë, duke filluar nga grupi akrobatik “Sparks” në momentin kur u dëgjua himni kombëtar polak.

Ndërsa para tribunës, aty ku ndodhej shteti, kaluan 200 automjete luftarake, duke filluar me tanket.

Po pse 15 gushti?

Sepse në këtë ditë të vitit 1920, ushtria polake u ndesh me Ushtrinë e Kuqe ruse, në të ashtuquajturën “Beteja e Varshavës” ose “Mrekullia Vistula”.

Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura polake, President Andrzej Duda, vlerësoi pikërisht atë që bvën ushtarët polakë në atë kohë, siç tha ai, për të ndaluar përparimin e Ushtrisë së Kuqe.

“Ushtarët polakë mbrojtën Evropën nga ‘infeksioni i kuq’. Ata penguan katastrofën. Kjo është historia jonë e madhe, historia e krenarisë sonë. Jo vetëm në vendin tonë, por krenari për të gjithë botën. Beteja e Varshavës është një nga betejat më të rëndësishme në të gjithë botën”, tha Duda.

Presidenti polak tha se shpirti i heroizmit në mesin e polakëve u transmetuara nga brezi në brezi. Ai premtoi se nëse situata ekonomike do ia lejonte, Polonia duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtje më të shpejtë, në 2.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto prej vitit 2024 për të modernizuar akoma dhe më tej ushtrinë.

Ndërkohë, kreu i shtetit polak shprehu kënaqësinë që vendi i tij sot gjendet na kahjen e Aleancës Atlantike.

“Jemi pa masë të kënaqur që në bazat tona janë dislokuar ushtritë aleate. Ne duam që ajo të jetë një prani konstante. Është e nevojshme që në Poloni, demonstrimi i forcave aleate të frikësojë çdo armik të mundshëm”, theksoi presidenti polak.

Në paradë kaluan dhe ushtarët aleatë të trupave shumëkombëshe, të udhëhequr nga ato amerikane, të cilat NATO i ka dërguar në Poloni, në republikat baltike dhe Rumani, për të forcuar krahun lindor në kufijtë e Rusisë.

Madje parada, e cila u konsiderua si demonstrimi më i madh i forcës ushtarake polake që nga viti 1966, pra nën komunizëm, është parë dhe si “ekspozim muskujsh” për Rusinë fqinje. Një ironi historike kjo, pasi ajo asaj kohe ishte në aleancë me Rusinë, në kohën e Traktatit të Varshavës.

Kjo bëri madje që nën komunizëm, 15 gushti të anullohej si Ditë e Ushtrisë, mu prej faktit se ajo lidhej me një luftë kundër ushtrisë ruse.

Pas rënies së Perdes së Hekurt, në vitin 1992, qeveria e re demokratike iu kthye datës së vjetër të Ditës së Ushtrisë, lavdisë së fitores mbi Ushtrinë e Kuqe.

Dhe kjo metamorfozë politike sot, në 2018-ën, u vu re në qiej, aty ku ndryshe nga vitet e mëparshme nuk fluturuan MiG-ët dhe Su-22-të sovjetike, por amerikanët F-16.

Në një farë mënyrë, demostrimi ushtarak polak ishte dhe një “Provokacije” e Varshavës ndaj Moskës, për të kaluarën e për të tashmen e tyre. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu