“NLB Banka” nuk i përfill shqiptarët: “Службен јазик на НЛБ е македонски јазик”. Revoltohet klienti nga Tetova

“Gjuha zyrtare e NLB Bankës është gjuha maqedonase dhe ajo angleze” kështu është përgjigjur NLB Banka një klienti nga Tetova i cili shqetësimin e tij dëshiron të ndajë me të gjithë të tjerët duke e bërë publike edhe komunikimin e tij elektronik.

Ai ka kërkuar nga kjo bankë sqarime pse nuk hapin më shumë sportele pasi bëhen radhë të gjata dhe prijtet janë të padurueshme, por në vend që ti përgjigjet për shqetësimin e klientit, NLB Banka ka zgjedhur që të ofendojë shqiptarët duke thënë se gjuha zyrtare e NLB-Bankë është gjuha maqedonase dhe ajo angleze.

Pas kësaj përgjigje ofenduese ndaj klientëve shqiptarë, tetovari i ka treguar NLB-Bankës se edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut edhe atë aty ku ka më së paku 20% të popullit shqiptarë e jo në Tetovë që 90% janë shqiptarë.

Ndryshe edhe faqja zyrtare e NLB – Bankës https://nlb.mk/ është vetëm në dy gjuhë edhe atë maqedonase dhe angleze.

Ja edhe komunikimi elektronik i klientit nga Tetova që për redaksinë e TS është i njohur por për shkaqe privatësie kemi fshirë emrin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu