Nora Gjakova siguron medaljen, kalon në finalen e Grand Slamit të Bakut

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar luftën në gjysmëfinale, duke kaluar në finale e madhe në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në luftën e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze, ndërsa në luftën e dytë ka fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.

Pas këtyre dy fitoreve, pejania kaloi në çerekfinale të Grand Slamit, ku u ndesh me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Edhe në këtë luftë, xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme duke e mposhtur Perisicin me ‘waza-ari’ dhe duke siguruar gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, Nora ishte përsëri e madhe duke fituar edhe luftën ndaj holandezes, Julie Beurskens dhe duke kaluar në finalen e madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu