Zv.Ministri i Policisë, Agim Nuhiu përmes një postimi në Facebook ka uruar shtetin e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të themelimit të Policisë në Kosovë. Ai shkruan se këto 17 vite policia e Kosovës ka punuar me një profesionalitet të jashtëtzakonshëm dhe rezultate shumë të mira në sferën e sigurisë.
Më poshtë e keni postimin e plotë të zv.Ministrit Nuhiu
Me rastin e 17 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në emër të Kabinetit tonë shprehim uratat më të sinqerta për këtë përvjetor dhe konsideratat e larta për profesionalizmin dhe rezultatet e arritura në ushtrimin e veprimtarisë policore në shtetin tonë mik të Kosovës!
Urime!