‘Nuk do e duroja dot Kiarën’ Flasin miqtë e Luizit, ja çfarë thanë për historinë e sëmundjes

Dy miqtë e Luizit, Mario dhe Joni, të cilët e surpizuan atë në “Big Brother VIP” të shtunën kanë qenë së fundmi në një intervistë ku kanë folur rreth tij, lidhjes me Kiarën e jo vetëm. Duke u ndalur te moderatorja, ata deklaruan se ka gjëra që nuk pëlqejnë te ajo. Madje, Joni tha se nëse do ishte në vendin e Luizit, nuk do e duronte dot.

“Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën“- tha ai.

Kurse Mario nga ana tjetër u shpreh se: “Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka. Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve.”

Të pyetur për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario tregoi se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin e javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.

“Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qënë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nësë ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë. Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qenë të mira.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu