Nuk do të prisni gjatë, zbulohet se kur do të nisë “Big Brother Vip 3”

Teksa “Big Brother VIP” 2 mbaroi, Sara Hoxha ka thënë se do të ketë një edicion të tretë të Big Brother VIP dhe pritet të startojë në periudhën vjeshtë-dimër të 2023.

Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, producentja zbuloi se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, ndryshe nga edicioni i kaluar i cili nisi në dhjetor të 2022.

Ndër të tjera, Sara tha se nuk e di nëse do të ketë më konkurrentë si Luz Ejlli, i cili u kthye në kryefjalën e mediave shqiptare duke mos lënë pa përfshirë as të vogël dhe të madh në vorbullën e diskutimeve lidhur me këtë format.

Më herët, edhe regjisori Eduard Grishaj lajmëroi se pas pushimeve ata do nisin punën për Big Brother Vip 3.

“Tani sa e mbaruam, por mendoj se shumë shpejt do të nis puna përgatitore për BBV3”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu