Nuk donte të kthehej në Maqedoni, shqiptari nga Shkupi ia vë flakën vetes në Islandë

Një shqiptar nga Shkupi, i moshës rreth 30 vjeçare, ka tentuar të bëjë vetëvrasje sot në një kamp refugjatësh në Rejkjavik të Islandës.

30-vjeçari i ka vënë flakën vetes, për shkak se autoritetet e Islandës kanë dashur ta kthejnë në Maqeodni, duke mos e marrë parasysh kërkesën e tij për azil, njoftojnë për Gazetën Lajm, shqiptarë tjerë që gjenden në këtë kamp.

Ata thonë se rasti ka ndodhur në mesditë.

I riu ka marrë djegiet e rënda gjatë tentimit për t’u vetëdjegur.

Shqiptarët që gjenden në këtë kamp thonë se janë në gjendje të vështirë dhe paralajmërojnë masa radikale. /albbeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu